Ronaldo u largua nga Reali Madridit pak ditë më parë ndërkohë që tashmë fanella me numër 7 e portugezit ka ngelur pa pronar dhe ende nuk është vendosur se kush do ta mbajë atë numër.
Ndërkohë që në dhomat e zhveshjes së ekipit “LosBlancos” është hequr dhe fotografia e “yllit” luzitan. Në vend të fotografisë së Crisitano Ronaldos në dollapin të cilin ai e përdori për 9 vjet duket të jetë e vendosur fotografia me logon e klubit spanjoll.
Mbetet për tu parë se kush do ta marrë këtë numër deri në fillim të sezonin edhe pse priten të ndodhi shumë transferime por vendin dhe peshën e Ronaldos vështirë se mund ta mbajë dikush.