INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas largimit të Xhemit, zbulohet kush do të prezantojë në krah të Salsanos në PORTOKALLI

Pas largimit të Xhemit, zbulohet kush do të prezantojë në krah të Salsanos në PORTOKALLI

Publikuar më: 11:32 22-09-2020

“Portokalli” do të rikthehet në ekran me shumë ndryshime këtë sezon. Një nga largimet që bëri bujë ishte moderatorja e njohur, Xhemi Shehu. Që prej atij momenti, kurioziteti nga fansat se kush do e drejtojë këtë sezon spektaklin e humorit ka qenë i madh. Burime për “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”. Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience. Kujtojmë se edhe për Salsanon qarkulluan zëra se do të largohej, por asgjë nuk ishte e vërtetë dhe këtë e kanë treguar përgatitjet për këtë sezon.

 

Article Logic
Execution time: 0.002439022064209