INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Ledrit dhe Noizy-t, edhe dy reperët e njohur i japin fund armiqësisë disa vjeçare?  [FOTO/VIDEO]

Pas Ledrit dhe Noizy-t, edhe dy reperët e njohur i japin fund armiqësisë disa vjeçare? [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:55 14-09-2017

Ishte viti 2014. Vit kur Mc Kresha dhe Stresi u bënë  protagonistë  të një skandali.

Shkak ishte kënga “Hall of Fame” që shërbeu më pas si mollë sherri mes tyre. Një pjesë nga teksti i kësaj kënge i referohej dhe reperit nga Shqipëria. “Ti po shitesh bad boy, s’mun me fol  me… . ke dasht me hy vet n’loj, tash e sheh qysh dostat vet t’lojn”, është ky vetëm një pjesë nga teksti.

Pas kësaj, Stresi u nis drejt Prishtinës prej nga ku publikoi edhe një video me fjalë fyese për Kreshën. Ai u shpreh se sa herë Kresha është ndodhur në Tiranë, ai e ka respektuar. Madje mori edhe autoritetin t’ia ndalojë Mc Kreshës performimin në Tiranë. “Sa të jem unë gjallë, ai nuk do të përformojë më në Tiranë. Iu rri fjalëve deri në fund. Unë ju kam thënë: Mos më provokoni pa lidhje”, u shpreh Stresi.

erewww.png

Por si duket, me kalimin e kohës armiqësia mes  tyre ka marrë fund. E thënë kjo pasi mbrëmjen e kaluar, mediat kosovare raportojnë se në një prej clubeve ku kanë performuar dyshja e suksesshme, Mc Kresha dhe Lyrical Son ka qenë edhe Stresi. Madje burime nga prive.al raportojnë se atmosfera aty ka qenë mjaft e qetë dhe fakti që të dy reperat kanë qenë në të njëjtin ambient dhe nuk ka ndodhur asnjë sherr, tregon se armiqësia mes tyre ka marrë fund.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604