INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Ledrit, dorëzohet edhe partnerja e tij! Sara Hoxha ndan me ne eksperiencën sa të bukur aq edhe të frikshme me reperin! [FOTO]

Pas Ledrit, dorëzohet edhe partnerja e tij! Sara Hoxha ndan me ne eksperiencën sa të bukur aq edhe të frikshme me reperin! [FOTO]

Publikuar më: 09:29 08-04-2020

Për një kohë shumë të gjatë është përfolur se Ledri Vula është në një lidhje. Megjithatë, reperi asnjëherë nuk e ka pranuar. Dyshimet se bëhej fjalë për një vajzë tepër bukuroshe, Sara Hoxha, nisën kur ajo dhe Ledri postonin foto nga të njëjtat destinacione luksoze në të njëjtën kohë, si edhe pasi u fotografuan bashkë në festën e ditëlindjes së Ermal Fejzullahut, 2 vite më parë.

Para pak ditësh, 33 vjeçari më në fund e ka “zyrtarizuar” marrëdhënien e tij romantike me Sarën, duke publikuar fotografinë e parë çift.

jamv.png

 

E ndërkohë që fansat prisnin edhe “konfirmimin” e Sarës, foto e shumëpritur erdhi.

Bukuroshja ka publikuar në Instagram disa foto nga një eksperiencë sa e frikshme aq edhe e bukur që ka kaluar me Ledrin teksa ndodheshin me pushime në Dubai.

“Nëse ju tërheq dhe ju frikëson në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se duhet ta bëni. Kjo ishte gjëja më e frikshme dhe më emocionuese që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Gjithashtu përvoja më e mirë deri më tani. Kush nga ju do ta bënte?”, ka shkruar Sara në Instagram dhe pas shihet edhe Ledri Vula.

Article Logic
Execution time: 0.0049841403961182