Një nga çështjet më intriguese të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike ishte qëndrimi i liderit historik Sali Berisha.
Ai thuajse nuk është përzier fare gjatë gjithë fushatës duke qëndruar gati indiferent. Megjithatë ai nuk mungoi në zgjedhje dhe pasi votoi tha për mediat se “ndërkohë që e Basha ka përgjegjësi për humbjen e PD, asnjë detyrim statutor i partisë nuk e detyron të japë dorëheqjen. Fakti që nuk e bojkotoi një garë që duket e paracaktuar mbështet edhe më tej pjesën dërrmuese të opinionit që e sheh atë si përkrahës të Bashës. Pas tij ka votuar edhe djali i tij Shkëlzeni, i cili është një anëtar i vjetër i Partisë Demokratike. Familja Berisha i njeh në këtë mënyrë zgjedhjet për kryesinë e PD, duke provuar se rezultati, edhe nëse do të jetë i kontestueshëm, vështirësisht mund të konsiderohet i kthyeshëm.