Mesa duket fakti që është bërë nënë, e ka ndryshuar pak këngëtaren e njohur Adelina Tahiri. Pasi lindi djalin Jon, Adelina ka vendosur të zbulojë më shumë nga jeta e saj private, duke bërë madje vazhdimisht video live në Instagram, ku ndan detaje të përditshmërisë së saj me ndjekësit e shumtë.
Ditën e sotme këngëtarja me anë të një videoje ka njoftuar se do largohet nga Maqedonia dhe do zhvendoset në Austri. Adelina zbuloi se kjo është arsyeja pse po shkon shpesh në Austri pasi me bashkëshortin po mendojnë të nisin një jetë atje.