Adelina Tahiri është një këngëtare e dashur për publikun shqiptar dhe jo rrallë herë ka qenë në vëmendjen e mediave rozë. Rreth një viti më parë, këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me biznesmenin maqedonas, Serjozha Markov, ku më pas është bërë dhe nënë e një djali të vogël të quajtur Jon.
Këngëtarja ka shumë muaj që është larguar nga bota e muzikës, por asnjëherë nuk i ka lënë fansat e saj të mërziten për këtë pjesë, për arsye sepse ajo është gjithmonë aktive në rrjetet e saj sociale e cila poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme, po ashtu komunikon shpesh edhe me fansat e saj duke i bërë ata të lumtur.
Së fundmi, ajo ka postuar në llogarinë saj të Instagramit, Instastory, e cila shfaqet në studio muzikore.
Adelina po regjistron këngën e re, e cila do ta rikthejë këngëtaren në skenë pas një kohe të gjatë pauze. “Po vjen”, ka shkruar ajo në foton e postuar, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth këngës.