INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lindjes së djalit, Arbana Osmani sapo na zbuloi çfarë e mundon nëpërmjet bisedës me Xhemi Shehun [FOTO]

Pas lindjes së djalit, Arbana Osmani sapo na zbuloi çfarë e mundon nëpërmjet bisedës me Xhemi Shehun [FOTO]

Publikuar më: 17:25 13-11-2020

Arbana Osmani ka treguar se pas lindjes së djalit të saj, Diellit, jeta i ka ndryshuar rrënjësisht dhe i është dashur t’ju rikthehet disa zakoneve të vjetra. Ajo zbuloi disa ditë më parë për ndjekësit e saj se mbrëmjet e i kalon pa gjumë për shkak të të voglit dhe tani nuk mundet të bëjë madje as dallimin mes ditës e natës.


Mirëpo mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ka zbuluar se si ja del Arbana të duket në formë edhe kur fle vetëm 1 orë gjumë. Osmani ka ndarë në Instagram një meme në të cilën shihet një foto e maces së famshme “Tom” që mban në sy disa kunja për të qëndruar zgjuar.


Ndërsa në pjesën e sipërme të fotos shfaqet një kërkim në Google, ku shkruhet: “Si të fle 8 orë në 1 orë”. Arbana ka thënë me shaka se këtë kërkon ajo çdo natë në “Google” dhe se sekretin ja zbuloi Xhemi.

“Ma gjeti Xhemi Shehu kërkimin tim në Google të përnatshëm”, ka shkruar Arbana me një fytyrë lodhur.

auto_osm1605276571.jpg


Pavarësisht problemeve me gjumin Arbana duket në top formë në çdo foto që ka publikuar në rrjetet sociale, sepse në fund të fundit jeta e saj është bërë akoma më e bukur me prezencën e një fëmije tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822