INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lirimit të “Bossit të drogës”, Ministria e Drejtësisë kërkon verifikimin e rastit

Pas lirimit të “Bossit të drogës”, Ministria e Drejtësisë kërkon verifikimin e rastit

Publikuar më: 17:22 12-07-2017

Pas lirimit të Alket Hatijat i quajtur “bossi i drogës”, vetëm tre ditë pas arrestimit ka ardhur dhe reagimi i ministrit teknik Gazmend Bardhi.

Ministri me anë të një shkrese, drejtuar kryeinspektores së KLD-së Marsida Xhaferllari, ka kërkuar verifikimin e lirimit të Hatijas, i cili duhet të ekstradohej drejt Italisë.

Për këtë ka reaguar dhe Gykata e Durrësit, e cila thotë se kërkesa e prokurorisë për mbajtjen nën arrest për 40 ditë ishte e pabazuar dhe kërkesa për “bossin e drogës” nuk shoqërohej me shkresën e ministrit Bardhi.

Alket Hatija ka pretenduar se është dënuar për të njëjtat vepra dhe se i kishte shlyer vitet e burgut në Itali.

Po kështu për lirimin e Hatiajt ka reaguar edhe gjykata e Durrësit, e cila e quan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij të pabazuar. Sipas Gjykatës, kërkesa nuk shoqërohej me shkresën e ministrit Bardhi.

REAGIMI I GJYKATËS

Nisur nga artikujt e botuara në median e shkruar si dhe njoftimet në median vizive, lidhur me gjykimin e çështjes penale që i përket shtetasit Alket Hatija, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës sqaron sa vijon:

Në datën 09.07.2017 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës është regjistruar kërkesa e Prokurorisë pranë kësaj gjykate me objekt: “Miratimin e arrestimit të shtetasit Alket Hatija të datës 08.07.2017 si dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në burg” për ekstradimin e tij në Itali”.

Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Petraq Çuri, gjyqtar i gatshëm në këtë datë, i cili ka zhvilluar seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës në datën 11.07.2017, ora 09:30.

Në përfundim të gjykimin Gjykata ka vendosur të mos miratojë arrestimin e shtetasit Alket Hatija dhe caktimin e masës së sigurimit të “Detyrimit për paraqitje para policisë gjyqësore”, të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për këtë shtetas.

Në mënyrë të përmbledhur në vendimin e saj Gjykata ka arsyetuar se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për efekt të ekstradimit bazohej në kërkimin e Interpol Romës, të Qershorit të vitit 2017, me të cilën shtetasi Alket Hatija kërkohej për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga Gjykata e Milanos, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vjet burgim për vepra të ndryshme penale.

Gjykata e ka gjetur të pabazuar këtë kërkesë të akuzës, pasi kërkesa nuk shoqërohej me kërkesën e Minsitrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alket Hatija për efekt të ekstradimit, kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrënguese për efekt të ekstradimit sipas parashikimeve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale.

Po kështu, në vendimin e saj gjykata është shprehur se shtetasi Alket Hatija ka paraqitur në gjykim vendimin nr.10 datë 26.03.201, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me të cilin është dënuar me me 10 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të cilin shtetasi Alket Hatija e ka kryer në burgjet shqiptare. Sipas pretendimit të këtij shtetasi me këtë vendim ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të njëjtat vepra penale për të cilat është dënuar nga Gjykata e Milanos dhe nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat vepra penale, duke iu referuar edhe vendimit nr.93 datë 16.11.2011 të Gjykatës Kushtetuese të RSH,e cila e ka shqyrtuar rastin e tij lidhur me këtë pretendim. Vendimi i një gjykate shqiptare për të njëjtat fakte përbën një nga rastet e refuzimit të ekstradimit sipas 491 të Kodit të Procedurës Penale.

Për këto arsye gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Detyrimi për paraqitje para policisë gjyqësore” të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për shtetasin Altin Hatija, duke theksuar edhe se ky shtetas jeton e punon në qytetin e Durrësit dhe ekzekutimi i kësaj mase është tërësisht i mundur.

Arsye më të detajuara gjenden në vendimin e plotë të gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281