Pas ndarjes së bujshme me modelen Arbenita Ismajli, e cila s’kalon asnjëherë pa marrë vëmendjen e mediave, Fero u “zhduk” papritur nga çdo rrjet social.
Pa lajmëruar më herët ndjekësit e tij për këtë vendim që kishte në mendje, reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram duke i lënë të gjithë kuriozë dhe në merak.
Një pjesë e fansave menduan se arsyeja e largimit të tij nga rrjetet sociale ishte Arbenita, e cila nuk i ndali thumbat për Feron gjatë këtyre ditëve në Instagram.
Mirëpo, “Prive” ka zbuluar se reperi ka të tjera arsye për këtë shkëputje të papritur.
Bëhet e ditur se Fero po punon për albumin e tij të ri, tek i cili është përkushtuar totalisht.
Zhdukja nga rrjetet sociale është një mënyrë e mirë marketingu për projektin e ri, që ka funksionuar tek thuajse të gjithë personazhet e showbiz-it.
Ndërkohë, nuk e dimë ende nëse marrëdhëniet mes reperit dhe Arbenitës janë rregulluar.