INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas LSI edhe PDIU kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik

Pas LSI edhe PDIU kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik

Publikuar më: 22:30 17-05-2017

Dy parti në koalicionin qeverisës i kërkojnë Edi Ramës pranimin e paketës McAllister sëbashku me shtyrjen e datës së zgjehdjeve më 16 korrik. Pas kreut të LSI edhe ai i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se data e zgjedhjeve, duhet të shtyhet me qëllim arritjen e konsensusit dhe zgjidhjen e krizës politike. Në një dalje për mediat kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se data 16 korrik është data më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Shpëtim Idrizi:
“Është një diskutim që po bëhet edhe për datën dhe mendoj që data 16 korrik arrin të ezaurojë të gjitha problematikat që paraqet opozita. Unë bëra thirrje për një mundësi që ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Shpresoj shumë që ky takim që po vazhdon midis z.Basha dhe Z.Rama të gjendet një zgjidhje.
Kishte një kundërpropozim të zt.Rama që ishte pak më i ndryshëm por në fund fare arriti t’i jepte garanci opozitës. Ne do ta mbledhim Parlamentin nga Vettingu dhe pastaj nga ndryshimet e tjera. Besoj shumë që zoti Rama dhe Basha të jenë në lartësinë e përgjegjësisë. Nga gjithë qëndrimet në tryezë u pa e nevojshme për një takim mes Ramës dhe Bashës."

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779