Olti Curri është një nga opinisionistët më të njohur për sa i përket botës së shoëbizzit. Ai gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij dhe shpeshherë demaskon fenomene të ndryshme.
“Nën shënjestrën” e tij shpesh vihen personazhë të ndryshëm të cilët i kritikon për sjellje të tyre të cilat mund të çalojnë diku.
Asnjëherë nuk nguron ti thotë fjalët “pa dorashka” edhe pse kjo mund ta bëjë një person jo të dashur për të tjerët. Nuk janë të pakët personazhet të cilët janë ngacmuar nga ai , me humor ose jo. Së fundmi në instastory ai u ka thënë ndjekësve të tij të thonë një përgjigje dhe ai do bëjë një pyetje për ta dhe pasi bëri shaka me Luanën, ishte rradha e Taynës.
Një fans i shkroi “Tayna” dhe Olti ia ktheu: “Më kanë falur një qen mashkull, si t’ja ngjis emrin”
Mos vallë Olti thotë kshu prej mënyrës se si këndon Tayna në këngën e saj “Shqipe”?