INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas “luftës” ndaj medias, Adi Krasta “godet” kryeministrin: Unë nuk flas për figura në rënie...

Pas “luftës” ndaj medias, Adi Krasta “godet” kryeministrin: Unë nuk flas për figura në rënie...

Publikuar më: 21:36 10-11-2017

Prej disa ditësh kryeministri Rama ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj medias duke i cilësuar si të paaftë dhe japin informacione të gabuara. Por ndaj kryeministrit ka dalë kundër edhe njënga gazetarët e moderatorët më të njohur e më të mirë të vendit tonë, Adi Krasta. Ai u largua papritur nga Top Channel dhe mbrëmjen e sotme ka dhënë një intervistë për Eni Vasilin në News 24.
I pyetur që në fillim për sjelljet e kryeministrit Edi Rama me mediaN, ai tha se do të dëshironte ta shmangte një koment për kreun e qeverisë me të cilin ka pasur përplasje të forta në të kaluarën.

“Zakonisht në bisedat njerëzore me njerëzit e fundit. Është shumë e lehtë për të biseduar për njerëzit e rëndësishëm. Nuk do të kisha dashur që intervista e sotme të lidhet me kryeministrin. Nuk do të doja ta gjykoja atë. Unë nuk flas përgjithësisht për figura në rënie.
Në ktë vend kanë dështuar figura të mëdha dhe të rëndësishme nga Noli, Konica, etj. Në këtë vend është e vështirë të qëndrosh në këmbë. Duhet të jesh shumë i ndershëm, dinjitoz, i përkushtuar që të sigurosh mosrënien e pashmangshme”, – tha Krasta në Studio e Hapur.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105