Natyrisht që familja Kardashian do tërbohej, por askush se priste që do të kapeshin edhe me Rob.
Bëhet me dije se familja K është shumë e nxehur me Rob pasi ky i fundit ka postuar disa foto nudo të partneres së tij në Instagram dhe që e ka akuzuar për tradhëti me plot 8 meshkuj në më pak se një muaj. TMZ tregon se familja e konsideron të “papranueshme” të gjithën këtë që po ndodh, e cila do të shkaktojë “dëme afatgjata” në vajzën e tyre 7 muajshme Dream. Veçanërisht pasi Rob pretendoi se Chyna e bëri vajzën vetëm për t’u hakmarrë ndaj ishit të saj Tyga. Burimë pranë tyre bënë me dije: “Ata janë të turpëruar që lufta mes ish çiftit është bërë një spektakël publik dhe po dëmton emrin e familjes. Edhe më keq se sa të dëmtosh brandin, për familjarët është fakti se Rob dhe Chyna po lëndojnë vogëlushen Dream”. Vogëlushja 7 muajshe duket shqetësimi i fundit në mendjen e Rob dhe Chyna.