Kohët e fundit Anxhelina Hadërgjonaj është kthyer në vëmendje të mediave rozë për një “sherr” të mundshëm me kushërirën e saj Beatrix Ramosaj.
Anxhelina tashmë njihet për kontaktet e saj në Los Angeles me njerëz mjaft të famshëm. Këngëtarja jeton në një shtëpi me make up artistin e Kylie Jenner, Ariel dhe gjtihashtu ka miq mjaft të mirë dhe personazhe të tjerë të Hollivudit.
Së fundmi Anxhelina ka postuar një video ku nën logon e ODA-s Anxhelina prezanton me disa nga pamjet dhe pasuritë natyrore më të bukura të vendit tonë.
Aktorja kanadeze, e njohur për rolin e saj në “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, i shkruan një koment Anxhelinës për t’i treguar se do të vijë vitin e ardhshëm në Shqipëri.
“Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër”, shkruan Shay, ndërsa Anxhelina ia kthen: “Edhe unë!”