Kreu i opozitës, Lulzim Basha u ka thënë mbështetësve që kanë qëndruar me muaj me rradhë në çadrën e lirisë se arritja e marrëveshjes do të vendosë dhe për fatin e protestës. Ai ka sqaruar se protesta do të mbyllet pasi të detajohet marrëveshja.
"Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë", tha Basha.
Ai mes të tjerash iu tha protestuesve: "Gjithçka ka ndryshuar dhe e pamenduara e tre muajve më parë, është arritur. Marrëveshja i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nga sot nisim përgatitjet për t'i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira. Ju falënderoj për qëndresën tuaj".