INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas martesës avokatët paralajmërojnë Justin Bieber! ‘Mbro pasurinë 250 milionë dollarëshe’ [FOTO]

Pas martesës avokatët paralajmërojnë Justin Bieber! ‘Mbro pasurinë 250 milionë dollarëshe’ [FOTO]

Publikuar më: 14:18 21-09-2018

Duket se martesa e Justin bieber dhe Hailey Baldwin është bërë tepër serioze dhe tepër ligjore, para se ata ta ndjejnë veten vërtetë të martuar.

Pas lajmeve se çifti u martua në gjykatën e New York, menjëherë duket se avokatët e këngëtarit kanë ‘përveshur’ mѱngët dhe kanë hartuat kontratën e martesës.

“TMZ” raporton se ekipi i këngëtarit e ka këshilluar atë të bëjë gati dokumentet për të mbrojtur pasurinë e tij 250 milionë dollarëshe, para se të martohet me Hailey-n, e cila mendohet të ketë një pasuri rreth 2 milionë dollarë.

Raporti pretendon se marrëveshja është gati të nënshkruhet, dhe çifti nuk do të martohet derisa të gjitha dokumentet të jenë në rregull.

Pavarësisht se Justin dhe Hailey, i kanë marrë seriozisht zotimet e tyre, në sajë të pikëpamjeve fetare, mendohet se ata kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshjen.

justin_hailey.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814