INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas martesës, Dojna zbulon nëse mbajti mbiemrin e saj, Mema apo Sata të Vlashentit!

Pas martesës, Dojna zbulon nëse mbajti mbiemrin e saj, Mema apo Sata të Vlashentit!

Publikuar më: 12:28 03-04-2022

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me këngëtarin Vlashent Sata.

Çifti vendosi t’i shoshin këtë të premte “Po” njëri-tjetrit, duke I bindur ndjekësit se nuk është një shaka për 1 prillin. Dojna ka vendosur të ndajë disa foto në Instagram duke treguar disa momente nga celebrimi.

Ndryshe nga veshja tipike e nusërisë, moderatorja ka vendosur të guxojë në veshje. Ajo ka preferuar të vishet me kostum të bardhë, ndërsa Vlashenti është veshur me kostum të zi.

Kurorëzimi erdhi disa kohë pasi Dojna bëri të ditur se është në pritje të ëmbël, ndërsa urimet për çiftin kanë qenë të shumta.

“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka, të martuar”, shkroi krahas fotove.

Mirëpo pas martesës Dojna mbajti mbiemrin e saj, Mema apo të partnerit të saj, Sata?

Ajo zbuloi se vazhdon të mbajë mbiemrin e saj dhe kjo nuk e bën atë të mos e dojë Vlashentin po njësoj.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834