Martesa e saj ishte sa e papritur aq edhe private.
Modelja shqiptare i habiti të gjithë teksa postoi foto nga momenti kur po martohej me partnerin e saj Dragos Savulescu. Dhurata, udhëtime, unaza, gjithçka përshkruhej me fjalën luks. Vetëm pak ditë pas martesës, Angela Martini solli surprizën e radhës duke zbuluar se do të jetë pjesë e një filmi. Filmi ku ajo do të jetë pjesë është një prodhim i bashkëshortit të saj Dragos Savulescu. Angela madje ka hapur edhe një faqe të re me emrin e saj.
Në www.angelamartini.net, çdokush mund të mësojë më shumë për modelen shqiptare, aktivitetet e saj artistike, setet e fotografive apo edhe projektet e tjera në fushën e modës.