Nëse do gjenim një epitet për dasmën e tyre, i duhuri do ishte “përrallore”. Bes Kalllaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre 7-vjeçare në martëse më 1 shtator, dhe atë ceremoni madhështore e pasuan edhe 2 të tjera të cilat ishin gjithashtu të veçanta. Por për Besin dhe Xhensilën akoma s’ka mbaruar “festa” sepse tashmë e ka rradhën muaji i mjaltit. Xhensila ka deklaruar më parë se nuk kanë planifikuar asgjë rreth muajit të mjaltit, pasi kanë qenë shumë të angazhuar me përgatitjet e dasmës.
Ndërkohë që sot na ka treguar destinacionin e tyre dhe është pikërisht Zvicra. Ajo ka postuar disa foto dhe video në Instastory ku ka vendosur dhe vendondhjen, Luzernën dhe Zyrihun e në një cep, shikojmë edhe Besim.
Muaj mjalti të mbarë!