Para një muaji bëri bujë në rrjetet sociale, martesa gay e ish-moderatorit shqiptar, Mishel Rrenës. Ky i fundit kurorëzoi lidhjen e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër. Mirëpo vetëm pak ditë pas kësaj ceremonie, Misheli u shkëput krejtësisht nga bota e televizioneve dhe e rrjeteve sociale.
Por para pak ditësh u tha se ai është rikthyer sërish në rrjetet sociale dhe mund ta gjeni sërish në Facebook pasi qarkulloi një foto e publikuar nga alpenews. Mirëpo e vërteta e fotos është ndryshe, pasi Misheli është aktiv vetëm në Messenger dhe jo në Facebook. Pra, ai po e përdor “messengerin” pa u aksesuar në Facebook që do të thotë se ka zgjedhur të mbajë sërish një profil të ulët në rrjetet sociale.