INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas mbarimit të festivalit ‘Sunny Hill’, Gashi habit me gjestin e tij që bën për Dua Lipën [VIDEO]

Pas mbarimit të festivalit ‘Sunny Hill’, Gashi habit me gjestin e tij që bën për Dua Lipën [VIDEO]

Publikuar më: 08:51 20-08-2019

Gashi padyshim që ka pasur sukseset e tij në tregun botëror të industrisë muzikore.

Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.

Reperi nuk ka nguruar kurrë për të treguar me krenari origjinën e tij shqiptare dhe në festivalin “Sunny Hill” i cili u shfaq i veshur me një bluzë me shqiponjën e madhe dykrenare në shpinën e tij, ku gjithmonë mban dhe varësen me shqiponjën dy krenare të cilën nuk e heq asnjëherë.

66666030_1439828996157434_572967671164672001_n.jpg

Së fundmi, edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga festivali dhe ditën e sotme reperi ka ndarë një video në profilin e tij të Instagramit me një shkrim falenderues:

"Fjalët nuk mund ta shprehin sa iu dua të gjithëve. Dua të falenderoj festivalin Sunny Hill, dua të falenderoj Dukagjin dhe Dua lipën që më ftuan. Dua të falenderoj Kosovën që më priti aq mirë. Vera 2019-të ishte diçka që do e mbaj mend për gjithë pjesën tjetër të jetës"- ka shkruar Gashi me zemër në shenjë falenderimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040338039398193