INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas mbledhjes me Bashën, Kryemadhi del në konferencë: Gjaku i Floidës nuk do të lahet derisa…

Pas mbledhjes me Bashën, Kryemadhi del në konferencë: Gjaku i Floidës nuk do të lahet derisa…

Publikuar më: 21:40 18-12-2017

“Gjaku i Floidës nuk do të lahet derisa Rama të ikë nga pushteti…”- kështu është shprehur Monika Kryemadhi në konferencën për shtyp vetëm pak minuta më parë.

Fill pas mbledhjes së përbashkët me Bashën, Monika Kryemadhi doli në një konferencë urgjente e shoqëruar nga 8 vajzat aktiviste që u përfshinë në incidentin me Ramën.

Kryemadhi dënoi incidentin e ndodhur i cili sipas saj ishte një sjellje kriminale. Drejtuesja e LSI e akuzoi policinë për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe për këtë fakt bën fajtor Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Policinë e Shtetit.

“Rama nuk do të pijë kafe kurrë më i qetë, nuk i ndahemi. Paligjshmëria filloi që kur garda hyri në sallë vetëm nga një shenjë e kryeministrit, kjo është shkelje e ligjit, shkruan newsbomb. Nuk ka më budalla t'i besoj atë që Edi Rama do t'i imponoj shqiptarëve. U drejtohem qytetarëve për të treguar fytyrën e vërtetë të Edi Rames”,- u shpreh Monika Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439