INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas mbledhjes me drejtorët rajonal, Rama nis dhe shkarkimet nga detyra

Pas mbledhjes me drejtorët rajonal, Rama nis dhe shkarkimet nga detyra

Publikuar më: 17:41 30-04-2018

Kryeministri i vendit Edi Rama ka realizuar ditën e sotme një takim me drejtorët rajonal të punësimi, mbledhje e cila bëhet me dije se ka zgjatur një orë.

Sipas informacione pas takimit Rama ka shkakruar nga detyra dy krerët e Zyrës së Punësimit, të Delvinës dhe Elbasanit për shkak të mos arritjes së objektivit për muajin prill.

Skënder Qilimi, drejtor i Zyrës së Punësimit në Delvinë, nuk ka mundur të kapë objektivin me tre punësime. Po ashtu Rama ka shkarkuar edhe drejtorin e Zyrës së Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja për të njëjtën arsye.

Mësohet se Rama ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë drejtor që është nën objektiv ndërsa ka përgëzuar ata drejtorë të cilët kanë arritur performancë mbi objektiv.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498