Sot në selinë e PD-së është zhilluar për 3 orë rresht mbledhja në selinë e PD-së.
Lulzim basha ka mbledhur gjithë krerët e degëve të Partisë Demokratike dhe pas saj janë zbuluar porositë e tij të dhëna për të gjithë krerët lokalë të PD-së.
Ndër të tjera Basha iështë shprehur duke thënë se zgjedhdjet ishin një lufte me krimin, bandat, paratë e drogës dhe presionin shtetëror”, ndaj edhe për këtë arsye ai ka ftuar zyrtarët lokalë të PD-së që “të identifikojmë skemën e tyre të blerjes e manipulimit të votës emër për emër. Të përgatisim skemën dhe përgjigjen tonë përballë tyre”, – ka thënë ai.
Më pas lideri i PD-së është ndalur edhe në situatën e brëndshme të Partisë Demokratike.
nevojitet konsultim me çdo anëtar, për bashkim, rinovim e modernizim të partisë. Çdo anëtar i PD të përfshihet në konsulte. Ndryshime statutore për të forcuar rolin e anëtarësisë në vendimmarrje. PD ka nisur një proces të ndryshimit të vetes që do të ndryshojë të gjithë politikën shqiptare”. Ky nuk është proces i thjeshtë, ka kundershti, ka përplasje, pengesa, por është një proces që do sjelle një rezultat: Partia Demokratike do jetë një parti moderne perëndimore, një parti e njerëzve dhe e anëtarëve të saj dhe jo e kryetarëve dhe oligarkëve. Për ne nuk ka tërheqje, nuk ka kthim mbrapa. Kjo që ne po bëjmë është vendimtare jo vetëm për PD-në por për të ardhmen e Shqipërisë”.
“Politika është shkëputur dhe izoluar nga njerëzit. Sot rrallë gjen politikanë që të bëjnë të njëjtën jetë dhe të kenë të njejtat halle si njerëzit. Politika është mbyllur në vila luksoze dhe ushqehet në restorante luksoze dhe jeton në studio televizive. Politika është shndërruar në propagandë, në gënjeshtër, në keqinformim, në makinacione. Ne do i japim fund kësaj. Do e kthejmë politikën tek njerëzit”, – ka përfunduar ndër të tjera Basha.