Pas zërave që Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po bëhen gati të bashkëjetojnë, duket se edhe dy yjet e muzikës po planifikojnë që t’i lëvizin hapat e tyre shumë shpejt.
Sipas Daily Mail duket se bëhet fjalë për një bashkëjetesë ndërmjet këngëtares 26 vjeçare dhe producentit skocez. Calvin së fundmi është munduar që të shesë shtëpinë e tij në Hollywood Hills për 10 milionë dollarë, vetëm 3 vjet pasi e bleu vilën për 7 milionë. Dhe rastësisht, pak muaj më parë, konkretisht në shtator, ishte Taylor Swift ajo që bleu një vilë prej afërsisht 25 milionë eurosh në zonën e Beverly Hills. Me këto shit-blerje që ndodhin në një periudhë shumë të afërt, kanë filluar të qarkullojnë zëra sipas të cilëve çifti po planifikon të zhvendoset tek shtëpia e Taylor, dhe pikërisht për këtë arsye Calvin nuk ka më nevojën e vilës në Hollywood. Shifrat janë vërtet të çmendura, por vetëm gjatë vitit 2015 Taylor fitoi 80 milionë dollarë, ndërsa Calvin 66 milionë. Besojmë se në fund të ditës ia dalin që t’i paguajnë faturat e tyre në kohë.