Hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo për faktin se kreu i kësaj partie, Lulzim Basha dhe disa mbështetës kanë pësuar irritime në sy gjatë mitingut të djeshëm në hapje të fushatës elektorale.
Prej mesnatës e deri në orët e para të ditës së sotme dhjetra prej tyre janë paraqitur në urgjencën spitalore të QSUT me probleme në shikim, enjtje dhe skuqje.
Në spital ka përfunduar edhe kreu i PD-së, i cili ka marrë mjekim mëngjesin e sotëm. Dyshohet se shkak i situatës është bërë hedhja e lëndëve djegëse
Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe pret edhe përgjigjet e analizave mjekësore mbi shkakun e vërtetë të këtij problemi të pjesëmarrësve në miting.