Dhe nuk do ta besoni se kush do të jetë regjisor!
Bëhet fjalë për as më shumë e as më pak se Guy Ritchie, ish bashkëshorti i Madonna. Ai duket se është pretendenti kryesor për të marrë në dorë klasikun “Aladdin”, një nga kryveprat e Disney, film që ka fituar çmimin Oscar. Përfshirja e Ritchie në film do t’i japë një perspektivë unike realizimit, duke qenë se ai njihet për rrëfim jo-linear dhe gjithmonë të papritura. I famshëm për filmat e tij me krime, ku mund të theksojmë dhe “Sherlock Holmes” të Robert Downey Jr. dhe Jude Law, është një zgjedhje e papritur nga kompania e famshme e filmave të animuar. Për një gjë tashmë mund të jemi të sigurt, ditët e “Aladdin” si një film për fëmijë kanë marrë fund.