Java më e keqe e mundshme për Kim Kardashian!
Pasi një fans i puthi të pasmet, një skandal i përmasave më të mëdha ndodhi në orët e para të ditës së sotme ku 35 vjeçarja është rrëmbyer nën kërcënimin e armëve nga dy persona të veshur si policë. Siç bëjnë me dije mediat vendase, bëhet fjalë për bizhuteri me vlerë 11 milion dollarë, si dhe dy telefonat e saj, në të cilët mbante gjëra të rëndësishme.
3 orë pas ngjarjes tronditëse për të, Kim u largua për një New York, aty ku u prit nga bashkëshorti i saj Kanye Ëest, i cili ndërpreu koncertin kur mori vesh lajmin për gruan e tij. Çifti i famshëm i showbizz u largua në shoqërinë e mamasë Kris Jenner dhe një eskortë me 10 makina e 20 truproja për në shtëpinë e tyre. Ata kanë rrethuar të gjithë zonën ku do të kalonte Kim, ndërkohë pas tyre ka mbërritur edhe policia e Nju Jorkut për të marrë ndoshta dëshminë e personazhit të njohur të showbiz-it. Fatmirësisht ajo nuk është dëmtuar fizikisht.