Pas ndarjes së çiftit të famshëm të ''Big Brother 9'', Benardi dhe Xheni, ka qenë kjo e fundit që është përfolur më shumë për ndonjë lidhje të mundshme. Në fillim u përfol se është lidhur me ish-banorin tjetër, Olsin, por që më pas dyshja e mohuan. Ndërsa pasi publikoi një foto “#nofilter”, na bëri përshtypje komenti i gazetarit të Top Channel, Klinton Zeqiraj i cili i shkroi “Gruaja ime” dhe Xheni ia ktheu “haha zemër”.
Pasi lajmet për të qarkulluan me shpejtësi nëpër portale, pak orë më vonë ka reaguar vetë Xheni duke sqaruar një herë e mirë nëse është apo jo në një lidhje me Klinton Zeqiraj.
"Shyqyr që ndonjëherë më bëni të lidhur me dikë se kisha harruar ça do të thotë të kesh të dashur", shkruan Xheni me ironi në postimin e saj në Instastory duke mohuar kështu edhe thashethemet për një lidhje të re.