INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, Anaidi i Big Brother dhe Oriola Marashi paskan marrë këtë vendim DRASTIK: Nuk i menaxhoja dot…[FOTO]

Pas ndarjes, Anaidi i Big Brother dhe Oriola Marashi paskan marrë këtë vendim DRASTIK: Nuk i menaxhoja dot…[FOTO]

Publikuar më: 13:35 19-11-2019

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, vazhdon që të jetë një personazh shumë i komentuar i medias shqiptare. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku në studio është trajtuar tema “A mbetemi dot shokë me ish partnerin?” Anaidi ka thënë se i ka ndodhur që pas një ndarjeje, ta kthejë dashurinë në miqësi dhe të vazhdojë ta ketë shoqe ishin. Por kjo nuk i ka ndodhur me ish të dashurën e tij, Oriola Marashin, duke thënë se me të e ka shkëputur komunikimin.

OJET.jpg

 

Ndërkaq, Bieta e ka pyetur Anaidin për ndarjen nga Oriola dhe ish banori ka folur për të.  “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin”, tha ai. Kur Bieta këmbënguli, Anaidi u shpreh se ai nuk i menaxhonte dot ndjenjat për të, ndaj edhe nuk flasin. 

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109