Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale. Dyshja tashmë ka zbuluar se janë “single” dhe se po kalojnë mjaft mirë kështu. Dolnaldi është duke shijuar pushimet e tij në Barcelonë krah vëllait të tij Romeos edhe me shoqëri, ndërsa Bora po i shijon gjithashtu me shoqërinë e saj në Turqi.
E së fundmi ka publikuar një foto ku ka “goditur” me mbishkrimin në anglisht ku shprehet kështu:
“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, Ajo po kërkonte një shpatë”.
Nga fansat ky përshkrim u interpretua si një thumb për Donaldin.