Adrola Dushi është një prej modeleve dhe vajzave më të bukura shqiptare e cila, ndonëse nuk flet shumë për jetën e saj private, arrin të qëndrojë në qendër të vëmendjes së publikut. Së fundmi është aluduar se modelja është në një lidhje me modelin shqiptar Pavllo Zengo, pasi dyshja janë parë së bashku dhe nga fotot e postuara nga modelja ata duken mjaft të afërt.
Pikërisht lidhur me këtë, modelja është pyetur në një event të fundit të mbajtur në Tiranë dhe modelja nuk hezitoi të përgjigjej duke i dhënë fund një herë e mirë spekulimeve për një lidhje mes saj dhe Pavllo-s.
“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë? Nuk është e vërtetë, sigurisht!”- është shprehur ajo.