INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes e pyesin për Jasminën, Andi jep përgjigjen që s’pritej!

Pas ndarjes e pyesin për Jasminën, Andi jep përgjigjen që s’pritej!

Publikuar më: 15:32 08-10-2021

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani ishin një nga dyshet më të komentuara të “Për’puthen” në sezonin e dytë. Ndonëse dolën çift nga programi, i dhanë fund lidhjes pas pak ditësh, e pas shpërthyen në deklarata dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, çfarë ka për të thënë sot ish-konkurrenti për Jasminën, disa muaj pas ndarjes?

Në një intervistë ai ka folur për eksperiencën në program dhe vajzën që u deklarua për të. Pasi iu kërkua të përshkruante Jasminën me dy fjalë, Andi tha një përgjigje që pakkush e priste. “Shumë ëngjëll edhe shumë dreq”, tha ai, duke mos preferuar të fliste më shumë lidhur me të dhe këtë temë.

Ndërkohë, pak javë më parë Jasmina habiti publikun duke iu drejtuar Andit me një video publike ku i bënte thirje për paqe mes tyre, që nga ndjekësit u konisderua si thirje për bashkim. Megjithatë, duket se historia e tyre ka mbaruar bashkë me “Për’puthen”, dhe tani secili ka vazhduar rrugën e vet!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836