INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes Irina Shayk duket e hatashme në sfilatën e Italisë [FOTO]

Pas ndarjes Irina Shayk duket e hatashme në sfilatën e Italisë [FOTO]

Publikuar më: 09:14 14-06-2019

Irina Shayk, modelja ruse është një ndër modelet më të suksseshme dhe më seksi të botës. Ajo ka pushtuar çdo kopertinë reviste dhe sfilatë mode.

Ndarja e saj së bashku me ish-partnerin e saj Bradley Cooper bëri bujë të madhe në media të ndryshme rozë.

Por, me sa e kemi parë në postimet e saj të Instagramit duket sikur po e kalon shumë lehtshëm këtë ndarje duke bërë udhëtime të ndryshme së bashku me shoqërinë e saj të ngushtë.

Së fundmi, nuk kanë kaluar as 2 javë pasi i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me aktorin e njohur të Hollivudit, dhe modelja u shfaq në një sfilatë në Itali.

Supermodelja ruse dukej e mahnitshme e veshur me një fustan lëkurë të zi nga Ermanno Scervino.

Ajo u shfaq me dorashka prej lëkure dhe geta të zeza, që i jepnin një pamje dominuese në pasarelë, e cila tërhoqi vëmendjen në këtë eveniment të veçantë, të mbajtur në Firence.

Ajo iu bashkua kolegeve Stella Maxwell, Gigi dhe Bella Hadid në këtë event special që shënoi rikthimin e fuqishëm të Irina-s.

14765678-7139809-image-a-10_1560468272117.jpg

14765674-0-image-a-2_1560467171859.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396