Ndarja e saj ishte shumë e befasishme!
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux deklaruan publikisht ndarjen e tyre pas 7 vitesh bashkë. Pas kësaj aktorja bënte dalje më të rralla në publik, duke u mbyllur në vetvete. Por si duket miqtë janë ata të cilët po i qëndrojnë pranë në këto momente.
49-vjeçarja është është fotografuar duke dalë nga kinemaja, ku duket se po mbështeste filmin e një prej miqve, Jason Bateman.
E veshur me një pallto të zezë dhe një palë sandale klasike, Aniston dukej më e trishtuar se kurrë dhe këtë e reflektonte qartë fytyra e saj.