INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes këto 3 shenja HOROSKOPI sillen sikur ishi nuk ka ekzistuar KURRË

Pas ndarjes këto 3 shenja HOROSKOPI sillen sikur ishi nuk ka ekzistuar KURRË

Publikuar më: 18:22 17-02-2019

Pas ndarjes jo të gjithë njerëzit sillen njësoj me ishin e tyre. Disa krijojnë miqësi, disa urrehen, ndërsa disa të tjerë thjesht përshëndeten. Por ajo që dhëmb më shumë është kur një partner sillet aq ftohtë pas ndarjes sa ju bën të ndiheni sikur nuk keni ekzistuar kurrë. E dini cilët shenja e kanë këtë pjesë të karakterit? Zbulojeni më poshtë:

Gaforrja – Mund të jenë shumë sentimental, por me ish partnerët krijojnë marrëdhënie të akullta. Nëse ka marrë fund, për Gaforret jeni të vdekur. Ato janë njerëz të cilët nuk e kthejnë më kokën pas, dhe madje as nuk interesohen më për ekzistencën tuaj.

Virgjëresha – Të lindurit e kësaj shenje, bëjnë gjithëçka që lidhja të shkojë sa më mirë. Kur kjo gjë mbaron ato ndihen sikur mundi i tyre ka shkuar dëm, dhe menjëherë ju fshijnë nga jeta e tyre. Virgjëresha do sillet ftohtë, do ju injorojë dhe do bëjë përpara më shpejt se sa e kishit menduar. Ata janë njërëz shumë racional.

Peshorja – Ështe surprizuese se si të lindurit në Peshore nga njerëz aq të dashur mund të kthehen në një copë të vërtetë akulli. Nëse një lidhje merr fund, Peshoret janë të distancuara, krenare dhe do ju bëjnë të mendoni se ndoshta nuk ju kanë dashur kurrë. Ata sillen vërtetë sikur ju keni vdekur, dhe kjo dhëmb. Nëse ndarja ka qenë lënduese për ta, prisni të shihni një monstër me sytë tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998