Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez është parë shpesh kohët e fundit në shoqërinë e ish-it të saj, Ben Affleck.
Duke marrë shkasë nga kjo, nisën aludimet se mes dyshes po rilind një romancë. Megjithëse s’kanë mundur t’i fotografojnë dot bashkë, ish-çifti është parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, sipas “Page Six”. “Rojet e sigurimit e marrin Affleck dhe e përcjellin sërish kur del nga shtëpia e saj, pasi ka qëndruar disa orë atje.”- thonë burimet, që gjithashtu shtuan se aktori është parë të paktën tre herë në shtëpinë e saj, që nga koha e ndarjes.
Por, mes Ben dhe Jennifer nuk ka asgjë më shumë se miqësi! Një burim ka treguar për “Entertainment Tonight” se ata janë shokë shumë të mirë dhe se kanë një marrëdhënie perfekte.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës së tyre në vitin 2004 dhe që prej asaj kohe kanë ruajtur miqësi me njëri-tjetrin.