Baby G është një ndër këngëtaret më të preferuara për publikun shqiptar dhe jashtë saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila ndan foto dhe video të ndryshme me të gjithë ndjekësit e saj si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Nëpërmjet postimeve në Instagram e bërë më 14 shkurt Baby G zbuloi se ishte më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj ose më ndryshe menaxherin, Lim Hoti i cili është një artist i ri në tregun muzikor të cilët kanë sjellë për publikun bashkëpunimin e tyre të këngës “Pretty Gangster”.
Disa javë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Baby G është ndarë nga partneri i saj, Lim Hoti.
Shkak të këtyre aludimeve u bë për arsye se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe të dy kishin fshirë fotot që kishin së bashku në Instagram.
Ditën e ditëlindjes së reperes Limi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë këngëtares dhe e uron për ditëlindje.
Megjithatë marrëdhënia e tyre po vihet sërish në pikëpyetje, pasi së fundmi “Iconstyle.al” ka zbuluar një video të Limit në krahët e një vajza tjetër.
Ata shfaqen mjaft të afërt teksa puthen në një club dhe në sfond dëgjohet kënga e Stresit.
Mbi video vajza shkruan: “Vogëlushi im është këtu”.
Nuk dihet ende se çfarë marrëdhënie ka mes tyre, megjithatë Baby G dhe Lim Hoti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.