INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes me Isaac Carew dhe lidhjes me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Dua Lipa bën ndryshim drastik në pamjen e saj [FOTO]

Pas ndarjes me Isaac Carew dhe lidhjes me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Dua Lipa bën ndryshim drastik në pamjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 08:20 27-06-2019

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Para disa javësh, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish të dashurin e saj kuzhinier Isaac Carew dhe tashmë ajo sapo ka filluar një lidhje romantike me vëllain e dy modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid, i cili quhet Anwar Hadid.

Këngëtarja është shfaqur në një foto para pasqyrës ku bie në sy parukja ngjyrë jeshile e cila i shkon jashtë mase.

Ndërkaq, kjo pamje e re e këngëtares është pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe duhet t’ia këshillojmë Duas që nëse do dëshirojë që të ndryshojë ngjyrën e flokëve, jeshilja i pershtatet shumë me fytyrën e saj të ëmbël.

 

View this post on Instagram

? Glasto ?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146