INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes me Smart, J.Lo bëhet romantike me ish-in Marc Anthony [VIDEO]

Pas ndarjes me Smart, J.Lo bëhet romantike me ish-in Marc Anthony [VIDEO]

Publikuar më: 09:46 02-09-2016

Jennifer Lopez i ekzaltoi pa masë të gjithë fansat kur iu bashkua ish bashkëshortit të saj Marc Anthony në skenë.

Por duket se kjo nuk ka qenë e rastësishme, dhe nuk bëhet fjalë të mbyllet me kaq. Bukuroshja 47 vjeçare tregoi se ishte shumë e lumtur që realizoi duetin “No Me Ames” me këngëtarin ikonë të muzikës latine. J.Lo thotë se edhe ajo vetë u prek gjatë performancës, dhe si për ironi titulli i këngës është “Nuk Më Do”, për një çift që i dha fund marrëdhënies së tyre shpejt. Ajo shtoi gjithashtu se ky ribashkim është vetëm fillimi i diçkaje të veçantë. Do të bashkëpunojë sërish me Marc, apo ka lidhje me faktin se sapo është ndarë nga Casper Smart?

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098