INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, në postimin e fundit Pamela Anderson e quan 'Monster' ish partnerin e saj futbollistin francez [FOTO]

Pas ndarjes, në postimin e fundit Pamela Anderson e quan 'Monster' ish partnerin e saj futbollistin francez [FOTO]

Publikuar më: 13:10 25-06-2019

Pamela Anderson është një aktore dhe modele kanadeze-amerikane, e cila është shumë e dashur dhe e preferuar për të gjithë pblikun në mbarë botën.

Ajo është shumë e njohur në revistën Playboy dhe për aktrimin në disa seriale si: “Baywatch”, “VIP” dhe “Home Improvement”.

Njihet si një ndër femrat më shumë aktive për sa i përket të drejtave të njeriut, duke ngritur zërin nën mbrojtjen e grave të përdhunuara seksualisht.

Pamela Anderson dhe futbollisti Adil Rami kishin filluar lidhjen për afër dy vite më parë.

Pas 18 muajsh çifti i dhanë fund lidhjes së tyre që sipas aktores kanadeze shkak i ndarjes është tradhtia që francezi po i bënte me një femër tjetër.

Se fundmi, ylli televiziv publikoi një fotografi në Instagram ku shihen të dy së bashku të lumtur, e cila e akuzoi drejtpërdrejt futbollistin për gënjeshtrat që po i bënte në këto dy vite lidhje.

“Është e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë kam besuar se ishim në dashuri të madhe? Ai është psikopat. Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrolloj dy zemra dhe mendje të femrave. Unë kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. S’jam e lumtur, por e di të vërtetën”- ka shkruar Pamela në postimin që ajo ka bërë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043699741363525