INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Amir Rrahmani, Anna Lika ''ngacmon'' futbollistin e Kombëtares Shqiptare?! Ja ç’i shkruan!

Pas ndarjes nga Amir Rrahmani, Anna Lika ''ngacmon'' futbollistin e Kombëtares Shqiptare?! Ja ç’i shkruan!

Publikuar më: 16:35 28-03-2021

Prej disa kohësh kanë dalë fjalë për një lidhje dashurie mes Ana Likës dhe futbollistit shqiptar Amir Rrahmani. Ai është 26 vjeç dhe luan me ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Napolin e Italisë.

Teksa ishte e ftuar në “Why Not” para disa muajsh, ajo e pranoi indirekt lidhjen sepse u shpreh “besoj se kam thyer shumë zemra çunash dhe gocash”.

Ndonëse jo hapur, aktorja Ana Lika dhe futbollisti Amir Rrahmani pranuan që ishin në një lidhje, pasi shfaqeshin në foto në të njëjtin vend dhe me të njëjtën bluzë. Por më vonë ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe mori dhenë lajmi që janë ndarë.

Ndërkohë siç duket, Ana Lika ka një marrëdhënie shumë të mirë me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Keidi Baren.

Teksa ishte në grumbullim para pak ditësh, mesfushori luftarak ka postuar një foto me fanelën e Kombëtares, ndërsa shfaqet me look të ri. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, këtë herë Bare ka rritur flokët.

Pikërisht ky detaj është vënë re nga Ana Lika, e cila i shkruan: “Keidi kaçurrelsi”, duke e shoqëruar edhe me puthje.

 

ana-647x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030651092529297