Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, zbuloi se ishte me pushime me mamanë e saj në Turqi. Në atë udhëtim u bashkua edhe një ish-konkurrent i “Për’puthen”, Alesandro Mehmeti. E menjëherë fansat menduan se ata janë lidhur bashkë. Por e vërteta nuk qenka aspak ashtu.
Këtë e ka zbuluar vetë Jasmin teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Nuk e di pse po kam një përshtypje që mes teje dhe Aleksandros ka diçka”, i shkruan një ndjekës, ku Kadriu i përgjigjet: “Nuk ka asgjë përveçse respektin dhe dashurinë time për personin që është dhe më vjen keq që ju nuk njihni as 1% të atij djali se është flori.