INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt shfaqet për herë të parë në publik...në krahët e aktores së famshme hollivudiane [FOTO]

Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt shfaqet për herë të parë në publik...në krahët e aktores së famshme hollivudiane [FOTO]

Publikuar më: 21:06 09-11-2016

E ndërkohë që beteja ligjore për kujdestarinë e fëmijëve është bërë më e ashpër, Brad Pitt është shfaqur në publik për herë të parë pas divorcit nga Angelina Jolie. Aktori 52 vjeçar mori pjesë në një shfaqje për promovimin e filmit të ardhshëm “Moonlight”, film për të cilin, kompania e tij “Plan B” është listuar si një nga kompanitë prodhuese.

Eventi është mbajtur në Los Angeles, dhe ai ishte i shoqëruar nga mikesha e tij e afërt, aktorja Julia Roberts. Epo, duhet ta pranojmë që ishte në shoqëri të mirë! Dy yjet e kinematografisë, u përqafuan dhe buzëqeshën për kamerat, të cilët nuk donin ta humbisnin për asnjë gjë këtë moment.

Kjo shënon dhe herën e parë që Pitt është fotografuar pas  shpalljes së divorcit nga Jolie në shtator. Divorc, ku shqetësimi kryesor janë gjashtë fëmijët e tyre, por, të hënën, lajmi se çifti kishte arritur një marrëveshje kujdestarie, mori dhenë.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665