Brad Pitt është duke dalë me Charlize Theron pasi u njohën nga prezantimi i ish të dashurit të aktores, Sean Penn.
Romanca thuhet të ketë filluar rreth Krishtlindjeve dhe kjo është lidhja e parë serioze e Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie.
Charlize ndërkohë u nda nga ish burri i saj Sean Penn në vitin 2015 mes shumë polemikave.
Çifti është parë së bashku në një ceremoni private javën e kaluar në “California Hills” dhe dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Një burim i sigurtë pranë tyre thotë se: “Ata kanë qenë duke u takuar me njëri-tjetrin për rreth nëj muaj tani. Ata kanë qenë shokë për disa kohë, por tani gjërat janë zhvilluar më tej. ”
Askush nuk ka konfirmuar asgjë, por mesa duket shumë shpejt mund të presim në publik çiftin më të ri të “yjeve” hollywoodianë.