Ish-konkurrentja e këtij sezoni të “Për’Puthen” Alvisa Qarri ishte në qendër të vëmendjës të publikut dhe mediave rozë gjatë kësaj kohe.Alvisa u komentua për një lidhje me ish-konkurrentin e kësaj sezone të “Për’Puthen” Argjendin.
Ajo ishte pjesë e emisionit “Shqipëria Live” në “Top Channel” ku foli më shumë rreth jetës personale dhe asaj profesionale.Ndër tjerash ajo deklaroi se është single dhe nuk e dinte që të ishte single do ishte më rehat sesa në një lidhje.
“Jo me Argjendin kemi marrëdhënie të mirë miqësore, jam single, jam me beqare se kurrë, nuk e dija që të jesh single është kaq rehat” deklaroi tutje Alvisa.Ndryshe Alvisa doli nga “Për’Puthen” çift me Bashkimin mirëpo marrëdhënia e tyre nuk funksionoi jashtë dhe pak kohë pas daljes nga ky spektakël ata e konfirmuan ndarjen.