INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Belen Rodriguez, piloti i MOTO GP bën reagimin që çdo ''ish'' duhet të bëjë: Boll krijuat...[FOTO]

Pas ndarjes nga Belen Rodriguez, piloti i MOTO GP bën reagimin që çdo ''ish'' duhet të bëjë: Boll krijuat...[FOTO]

Publikuar më: 15:52 28-09-2018

Ka një limit që nuk duhet kaluar. Kështu ka reaguar piloti i Moto GP-së Andrea Iannone pas lajmeve të shumta për ndarjen e tij nga modelja e famshme, Belen Rodriguez.

Pas ndarjes së bujshme të çiftit, mediat italiane nisën të shkruanin për një lidhje të re të shoëgirl-it argjentinase Belen, e cila thuhet se ka qenë pikërisht ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies me Iannone-n.

Ky i fundit nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram” ka reaguar ashpër duke thënë: “Boll! Më duket se tani po e ekzagjeroni në lidhje me marrëdhëniet e reja të Belen me burra të tjerë… madje më shumë se një. E gjithë kjo vetëm që të shitni disa kopje më shumë, pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim” se është e famshme. Ekzistojnë edhe thjesht miqësitë. Belen është një femër me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Prandaj boll, dhe u them njerëzve që mos të besojnë çdo gjë që iu ofrohet”.

BASTA.jpg

 

Ky reagim i pilotit të Moto GP-së vjen pasi mediat e “bashkuan” Belen me tre burra të ndryshëm në një periudhë të shkurtër kohore. Nuk është e lehtë për Andrean të pranojë gjithë këtë sepse ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të krijuar një familje me Rodriguez.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715