Angeline Jolie nuk i ndahet zemra nga aktorët!
Sa e trishtë do ishte! Hollywoodlife.com ka mësuar ekskluzivisht se Brad Pitt nuk do të surprizohej nëse ish-bashkëshortja e tij Jolie dhe aktori Jared Leto do të kishin diçka me njëri-tjetrin.
“Nuk do të shokohej nëse Leto dhe Jolie do të shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Ai e ka ditur gjithmonë se Angelina tërhiqej nga Jared”, u shpreh një burim për Hollywoodlife.com. Nëse Pitt nuk do t’i bëhej vonë se ish-bashkëshortja e tij do të lidhej me aktorin 45 vjeçar, kjo do të ishte me të vërtetë e pabesueshme, sepse i thonë 12 vjet lidhje.Mirëpo edhe revista “Star” në një numër të saj ka raportuar se Angelina dhe Jared po krijojnë një romancë. “Ka patur gjithmonë një shkëndijë mes tyre”, është shprehur një burim për revistën.