Këngëtarja Jennifer Lopez i ka dhënë fund lidhjes 5 vjeçare me balerinin Casper Smart. Edhe pse ky i fundit flitet se po tenton të rikthehet me Lopez, ajo është më e bindur se kurrë të mos ketë kthim pas. Dhe duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër. Rayn Seacrest mban emrin mashkulli që flitet se është aktualisht në krahët e vajzës nga Bronxi. Ata të dy janë parë dhe fotografuar duke drekuar në New York.
Ndërkohë, si për ironi Seacrest ishte shkaku që bëri të njiheshin Lopez me Smart. Kjo sepse Seacrest ishte njëri nga producentët e filmit në të cilin luan Lopez “Shades of Bule”. Ndërsa, dyshja kanë punuar bashkë edhe në Amerikan Idol.
Gjatë qëndrimit në New York, 41 vjeçari dhe artistja nuk kanë ngurruar t’i dhurojnë njëri-tjetrit një përqafim të ngrohtë.Mendojmë se bëhet fjalë më shumë sesa thjehst një takim pune.